Messi në telashe!

Lionel Messi nuk do të luajë as kundër Spanjës në miqësoren që Kombëtarja e tij Argjentina e zhvillon sonte me fillim nga ora 21:30.

Ylli argjentinas po ka probleme me lodhje muskulare, ndërsa pasi mungoi në ndeshjen ndaj Italisë, tani e ka humbur edhe miqësoren e sontme me Spanjën.

“Ideja është të luaj kundër Spanjës,” ka thënë mbrëmë Messi për Fox Sports.

“Më thanë të vendosja nëse doja të luaja kundër Italisë dhe nuk e bëra, por tani kam stërvitur normalisht. Jam ndier mirë, prandaj shpresoj të luaj”.

Mirëpo sot gazeta njohur spanjolle “Marca” ka bërë të ditur që ‘Pleshti’ nuk do të mund të luajë as sonte në miqësoren e madhe që do të luhet ndërmjet Argjentinës dhe Spanjës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here