Ngecin negociatat e rinovimit me Robben!

Sipas gjasave Arjen Robben do ta lërë Bayernin këtë verë. 

34-vjeçari akoma nuk ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës edhe pse pak kohë më parë shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, tha se vetëm në muajin prill do të nisin bisedimet me Robbenin për të përcaktuar ekzaktësisht të ardhmen e tij.

Kjo do të thotë që mundësia që Robben të mos vazhdojë në “Allianz Arena” është e madhe.

Sipas mediave turke, Besiktas i ka dërguar sinjale gjermanëve për interesin ndaj shërbimeve të holandezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here