PSG gjen trajnerin e saj të ri!

Paris Saint Germain duket se e ka gjetur zëvëndësuesin e Unai Emery pasi ky i fundit nuk bindi aspak në Evropë në këtë sezon.

Thomas Tuchel nuk do të jetë trajneri i Arsenal siç u raportua më herët por mesa duket do të marrë përsipër drejtimin e skuadrës nga Parisi, raporton Sport Buzzer.

Ish trajneri i Borussia Dortmund hodhi poshtë mundësinë që ai të drejtonte Bayern Munichun, ku shumica e panë këtë si një sinjal se ai do të transferohej në Emirates.

Edhe ky lajm u hodh poshtë pasi PSG po qëndron e para për të siguruar shërbimet e gjermanit edhe pse Chelsea akoma nuk është dorëzuar për shërbimet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here