Roma kërkon yllin e Real Madrid!

Gjatë kësaj vere Roma do të mundohet që të përforcojë skuadrën e saj ku njëri ndër objektivat që shihet si më i rëndësishmi është ish lojtari i Interit tani i Real Madrid, Mateo Kovacic, raporton Don Balon.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta sjellë kroatin në skuadër dhe e di që Real Madridi ka nevojë për fonde që të sigurojë lojtarët që po planifikon për sezonin tjetër.

Megjithatë Roma duhet që të mposhtë konkurencën e Interit dhe Milanit që të arrijë të sigurojë shërbimet e kroatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here