Holanda mposhti 3-0 Portugalinë e Ronaldos i cili ishte i pafuqishëm për të mposhtur furinë e “tulipanëve”.
Ronaldo ishte inekzistent në fushën e lojës madje në minutën e 68’ u largua për t’u zëvendësuar me Joao Moutinho.
Nota e Ronaldos ishte 5.9 dhe ylli i Real Madridit nuk ishte fare në element në krahasim me formën që e kishte në ndeshjen me Egjiptin.
Ky nuk është lajm i mirë për Kampionët në fuqi të Europës, e cila në verë pritet të paraqitet në Botërorin që këtë vit do të mbahet në Rusi.