Santosh: Unë jam fajtorë për humbjen e thellë ndaj Holandës

Mbrëm kampionia e Europës, Portugalia pësoi humbje nga Holanda 3-0.

Pas ndeshjes trajneri i përfaqësueses së Portugalisë, Fernando Santosh e pranoi gabimin dhe deklaroi se humbja është për shkak të tij.

Mundesha të veproj më mirë. Përgjegjësinë për këtë humbje e kam unë.

“Unë i zgjodha lojtarët, unë e bëra strategjinë, unë e analizova kundërshtarin dhe këtu gabova. Ndeshjen e filluam mirë, por pastaj luajtëm shumë keq. Jam i sigurtë se asnjë lojtarë nuk e dëshiron një ndeshje të tillë dhe prandaj do të punojmë më fort që ta përfaqësojmë Portugalinë sa më mirë në Botërorin e Rusisë”, ka deklaruar Santosh.

Portugalia do të jetë në grupin B, me Spanjën, Marokon dhe Iranin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here