Barcelona pas yllit të Romës!

Barcelona po e vëzhgon me interes të lartë Cengiz Under.

Cengiz Under iu bashkua Romës në verën e vitit të kaluar kur u transferua nga klubi turk Istanbul Basaksehir.

Anësori turk ka shënuar pesë gola në 21 ndeshje në Serie A, ndërsa drejtori sportiv i Romës, Monchi ka konfirmuar se Barcelona po e përcjellë 20-vjeçarin.

Ndryshe, Barça do ta ketë mundësinë që ta shoh për së afërmi Underin në dy ndeshje pasi katalunasit në çerek-finale do të takohen me Romën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here