Hysaj refuzon dy skuadra të mëdha evropiane!

Mbrojtësi i djathtë i Napolit, Elseis Hysaj, duket se do të refuzojë skuadrat e Manchester United dhe Arsenal duke nënshkruar një kontratë të re me napolitanët, raporton Calciomercato.com.

24 vjeçari i cili luan për kombëtares shqiptare e ka stabilizuar veten si një prej mbrojtësve më të mirë në Evropë duke bërë që shumë skuadra angleze të interesohen për të.

Por Hysaj raportohet se do të nënshkruajë një kontratë të re me Napolin me një klauzolë prej 80 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here