Juventus i rrëmben Cancelon Interit!

Mediat italiane bëjnë të ditur se kryesia e Juventusit ka vendosur të futet në garë për shërbimet e Joao Cancelo

Për momentin mbrojtësi i majtë është në huazim te Interi nga skuadra e Valencias, kurse Inter në fund të sezonit mund ta blejë atë për 35 milionë euro.

Megjithatë Neroaxurët nuk janë të gatshëm ta paguajnë një shifër të tillë dhe këtë rast dëshiron ta shfrytëzojë Zonja e Vjetër.

Juventus ka marrëdhënie të mira me Valencian, për shkak të transferimit të Netos dhe Zaza dhe e kanë informuar klubin spanjoll për interesimin ndaj Cancelos.

Megjithatë Inter ka përparësi dhe mund ta blejë atë, por nëse një gjë e tillë nuk ndodh, portugezi mund të përfundojë te Juventusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here