Nga Spanja bëjnë të ditur: Mourinho e ka bindur Bale që të transferohet te United

Mediat spanjolle shkruajnë se menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho e ka bindur lojratin e Realit, Gareth Bale që të transferohet në “Old Trafford”.

Bisedimet rreth transferimit të Bale kanë filluar verën e kaluar dhe uellsiani është pajtuar që të transferohet te United. Megjithatë Bale në momentin e fundit ka ndryshuar mendim dhe ka vendosur të qëndrojë në Madrid.

Megjithatë Bale ka biseduar përsëri me Mourinhon dhe ka shprehur dëshirën për tu transferuar te Manchester United.

Për disa javë me rradhë, mediat spanjolle kanë shkruajtur se Bale do të largohet nga Reali në fund të sezonit, kurse destiancioni i tij i ardhshëm do të jetë Manchester United.

Mbretërit janë pajtuar që ta shesin atë dhe për Bale kërkojnë 87 milionë paund.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here