Rikthehet MotoGp në Finlandë!

Çmimi i Madh i Finlandës u përjashtua përfundimisht nga kalendari zyrtar i MotoGp në vitin 1982, e tashmë pas plot 35 vitesh cirkuit KymiRing ka nisur të rikonstruktohet për të mirëpritur, duke u konsideruar si një ndër ndalesat më të bukura.

Pista e re pritet që të ofrojë, pamje, shpejtësi dhe mbi të gjitha siguri, duke bërë që Finlanda që ka nxjerrë pilotë legjendarë dhe ka një histori të pasur të këtyre garave të rikthehet të jetë pjesë e Botërorit të MotoGp duke startuar nga edicioni i vitit 2019.

Kjo ndalesë ndodhet në rajonin e Kymelansko rreth 110 km larg Helsinkit. Marrëveshja parashikon që ndalesa e Finlandës të jetë zyrtarisht pjesë e programit të garave deri në vitin 2023 pra fillimisht behët fjalë për një akord 5-vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here