Sampaoli: “Spanja më e fortë seç menduam”

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka folur pas humbjes turpëruese 6-1 kundra Spanjës.

Në një deklaratë për mediat nga Madridi, ai tha se nuk e priste kurrë këtë rezultat që e etiketoi si një “shpullë” të fortë ndaj tyre.

Sampaoli e ka pranuar se ka shumë punë për të bërë për t’u siguruar se nuk do të pësojë turpërim të ngjashme në Botërorin Rusia 2018.

“Nuk prisnim aq shumë forcë nga kundërshtari. Duhet të marrim përgjegjësi për këtë ndeshje, këto gjëra nuk guxojnë të na ndodhin në Kupën e Botës.

Spanja na dha një shpullë. Duhet të vazhdojmë me punë. Nuk duhet të luajmë kështu në Botëror pasi do të jetë një katastrofë”, ka deklaruar Sampaoli.

Kujtojmë që Argjentina luajti pa njeriun kryesor Lionel Messin shkaku i dëmtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here