Tre klube kërkojnë Dembele!

Ousmane Dembele që akoma nuk i ka mbushur një vit që prej transferimit nga Borussia Dortmund tek Barcelona është në kërkim nga Arsenali, Atletico Madrid dhe Liverpool, supozon Don Balon.

Pierre-Emerick Aubameyang i ka kërkuar drejtuesve të Arsenalit që të interesohen për Dembele ndërsa edhe Jurgen Klopp me paratë që ka grumbulluar nga shitja e Coutinho po mendon ti shpenzojë në transferimin e francezit.

Ndërkohë, Atletico mendon se mund ta transferojë Dembelen në qoftë se Griezmann transferohet tek katalanasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here