Ylli i Juventusit për 50 milionë euro dhe pagë dyfish më të lartë do të transferohet te PSG

PSG ka probleme në mesfushë dhe kryesia e klubit po kërkon zgjidhje për këtë.

Parizienët po kërkojnë lojtarë për mesfushën e tyre.

Njëri nga synimet kryesore të PSG është lojtari i Juventusit, Miralem Pjanic. Boshnjaku përfiton 4,5 milionë euro në sezonë te Juventus, por francezët janë të gatshëm ti ofrojnë atij 9 milionë euro në sezonë.

PSG janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 50 milionë euro për ta transferuar atë.

Pjanic e njeh mirë futbollin francez, pasiqë para se të transferohej te Roma, ka luajtur për Lyon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here