Lajme të mira për Arsenal Marrëveshja drejt finalizimit

Pas disa lajmeve të këqija për Arsenalin, më në fund kanë ardhur lajme të mira.

Siç bëjnë të ditur mediat angleze, Arsenal së shpejti do ti jap fund marrëveshjes me brendin sportiv PUMA.

Sipas informacioneve, Arsenal do ta zëvendësojë PUMA-n me Adidas. “Topxhinjtë” janë pranë marrëveshjes me brendin sportiv nga Gjermania.

Arsenal nga PUMA ka përfituar 30 milionë paund në sezonë, kurse nga Adidas do të përfitojë 50 milionë euro në sezonë.

Nga ana tjetër Adidas dëshirojnë që marrëveshja të arrihet sa më shpejtë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here