Mediat spanjolle: Manchester United ofron De Gean për Ronaldon

Manchester United dëshiron ta rikthejë Cristiano Ronaldon në “Old Trafford”, kurse për shërbimet e portugezit janë të gatshëm ta ofrojnë De Gean.

Ronaldo u largua nga Manchester United në vitin 2009 për tu transferuar te Reali. Megjithatë “Djajtë e Kuq” dëshirojnë ta rikthejnë Ronaldon në skuadrën e tyre, kurse “Don Balon” shkruan se ata kanë një ofertë interesante për Realin.

United për Ronaldon është e gatshme ta ofrojë David De Gean, i cili për disa vite është i lidhur me transferimin e tij te Reali. Për Ronaldon, United është e gatshme të ofrojë 35 milionë euro.

De Gea për 7 vite është pjesë e Manchester United, kurse mediat angleze shkruajnë se ai ka kërkuar transferimin te Reali.

Megjithatë një shkëmbim i tillë vështirë se mund të ndodhë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here