Montella te Sevilla do të transferojë dy yje nga Serie A

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se trajneri i Sevillas, Vincenzo Montella ka kërkuar që te Sevilla të transferohen lojtarë nga Serie A.

Ish trajneri i Milanit, dëshiron që ta transferojë Simone Verdi dhe Ilicic.

Ilicic po luan një sezonë të shkëlqyeshme me Atalantën ku ka shënuar 14 gola dhe 9 asistime. Montella e njeh mirë atë sepse ka punuar me të te Fiorentina.

Verdi është nën shënjestrën e Napolit dhe Sevilla do ta ketë të vështirë transferimin e tij. Çmimi i tij është rreth 30 milionë euro, kurse ai ka eksperiencë në Spanjë pasiqë më herët ka luajtur për Eibar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here