PSG nga sezoni i ardhshëm do të ketë trajner të ri.
Emery nuk arriti ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe në fund të sezonit do të largohet nga Parisi.
Megjithatë siç bën të ditur RMC, kryesia e PSG ka shlyer nga lista disa trajnerë që nuk mund të jenë trajner të PSG.
Sipas RMC, te PSG nuk do të vijë trajner italian. Është përjashtuar mundësia e trajnerave italian për ta udhëhequr skuadrën. Pra Conte, Ancelotti dhe Allegri nuk do të jenë trajnerë të PSG.
Gjithashtu është përjashtuar mundësia e angazhimit të një trajneri të lirë si Luis Enrique dhe Tuchel. Në PSG është vendosur që të emërohet një trajner që është në detyrë te ndonjë klub.
Në listën e dëshirave është Diego Simeone, Mauricio Pochettino dhe Jose Mourinho.