Ramos: Isco është magjik, e vlerëson edhe Zidane!

Kapiteni dhe mbrojtësi Sergio Ramos ka folur për Iscon, pas deklaratave të mediave që ai është në shitje nga Real Madrid.

Kapiteni i “Los Blancos” ka thënë se është i sigurt se i tërë ky debat është gabim dhe se Isco e Zidane kanë raporte të mira.

“Nuk jam i sigurt nëse ka ndonjë gabim këtu, unë nuk kam dëgjuar. Por, Isco është një lojtarë i mahnitshëm dhe atë e vlerëson Zidane. Ai vazhdon të këtë besim në të. Për mua, ai është një lojtarë shumë i rëndësishëm, si në Madrid ashtu edhe për Kombëtaren e Spanjës”, ka thënë Ramos.

Isco shkëlqeu në miqësoren e Spanjës kundër Argjentinës mbrëmë ku shënoi het trik.

Mediat spanjolle e kanë drejtuar gishtin kah Zidane që nuk po e përdorë talentin e lojtarit. Madje edhe lojtari vet ka pranuar se nuk e kupton se pse nuk angazhohet rregullisht për Los Blancos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here