Shaqiri pranë kalimit në La Liga!

Xherdan Shaqiri nga edicioni i ardhshëm mund të jetë pjesë e La Ligas pasi Real Betis ka shprehur interesim për të.

Ylli shqiptar është lojtari kryesor i Stoke Cityt, klub i cili rrezikon rënien nga elita e futbollit anglez.

Shaqa kërkohet nga Real Betisi dhe nëse Stoke bie nga Premier League shumë lehtë mund ta shohim reprezentuesin zvicran të luajë kundër Messit e RonaldosLa Liga.

26-vjeçari iu bashkua Stoke Cityt në vitin 2015 kur u transferua nga Interi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here