E ardhmja e Samuel Umititit është tema kryesore në Spanjë, për shkak se mbrojtësi është i lidhur me Manchester United.
Megjithatë “Djajtë e Kuq” kanë një konkurent të fortë për Umitin, e ajo është skuadra e Realit.
Klauzola e francezit është 60 milionë euro, mirëpo duke pasur parasyshë paraqitjet e tij këtë sezonë, një shifër e tillë mund të jetë e ulët.
Bisedimet për rinovimin e kontratës nuk po ecin mirë, pasiqë Umtiti po kërkon pagë të lartë.
Situatën e tillë dëshiron ta shfrytëzojë Manchester United, kurse tani në garë është futur edhe Real Madrid.
Mediat spanjolle paralajmërojnë përsëritjen e rastit Figo, mirëpo mbetet ta shohim se a do të pranojë që Umitit të transferohet te Reali.