Cutrone: Nëse i shënoj gol Buffonit, do të vrapoj 10 gjiro rreth fushës

Patrick Cutrone do të debutojë në derbin e nesërm mes Juventusit dhe Milanit.

Cutrone po luan sezonin e tij të parë në Serie A dhe dëshira e tij më e madhe është të shënojë kundër Buffon.

“Ky është qëllimi im i ri. Kam shënuar gol kundër tij në stërvitje me kombëtaren, por dua ti shënoj gol në ndeshje zyrtare, në stadiumin e tij.  Çfarë do të bëj nëse shënoj gol? Do të vrapoj 10 gjiro rreth fushës. Nëse kualifikohemi në Ligën e Kampionëve do ti rruaj flokët”, ka deklaruar Cutrone para derbit të nesërm me Juventusin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here