Guardiola blen përsëri në Gjermani

Pas Gundogan dhe Sane, Pep Guardiola dëshiron përsëri të transferojë një gjerman në “Etihad”.

Gazetari i njohur Jose Alvarez, i cili është i informuar rreth ndodhive në “Etihad”, bën të ditur se Guardiola dëshiron ta transferojë lojtarin e Borussia Dortmund, Julian Weigl.

Edhe pse Manchester City po luan shkëlqyeshëm këtë sezonë dhe është pranë titullit në Premier League, spanjolli dëshiron ta përforcojë skuadrën.

Weigl për tri vite është pjesë e Borussia Dortmund dhe njihet si njëri nga mesfushorët më të mirë në Bundesligë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here