Juventus apo Milan? Pirlo tregon cilën skuadër e ka në zemër!

Ish-mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo ka folur para derbit të rëndësishëm ndërmjet Milanit dhe Juventusit e cila do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje.

Italiani tha se klubi kuqezi i ka mbetur në zemër dhe ka një respekt maksimal për fanellën e “Rossonerëve“, shkruan “Football-Italia“.

“Bluza e Milanit ishte diçka e veçantë për mua, prestigjioze, pasi ishte përvoja ime e parë reale si organizator në nivelin e lartë”, tha Pirlo fillimisht për Sky Sport Italia.

“Kam qëndruar me Rossonerët për 10 vjet dhe kam pasur mjaft fat që të fitoj pothuajse gjithçka. Unë do të mbetem gjithmonë mirënjohës për këtë fanellë”.

“Juventusi përfaqësoi një përmirësim në periudhën time të vështirë. Kam ardhur në një klub të mirë që kishte urinë e vërtetë për sukses. Pas 10 vitesh në Milan, më duhej motivim i ri ndaj edhe u largova”, përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here