Liverpool dëshironte ta trasnferonte Coutinhon tek Real Madrid!

Liverpooli dëshironte që të bënte një marrëveshje me Real Madrdin për Philippe Coutinhon.

Ylli brazilian u largua në janar nga “Anfield Road” për ta kaluar te Barcelona për shumën prej 142 milionë euro.

Por, është zbuluar se Liverpool dëshironte të bënte “pazar” me Realin duke ia ofruar atyre Coutinhon si dhe 70 milionë euro në këmbim të Gareth Bale.

Kjo marrëveshje nuk u arrit asnjëherë pasi verën e kaluar Florentino Perez dëshironte ta transferonte Kylian Mbappen në “Santiago Bernabeu” dhe ta dërgonte Gareth Bale te PSG.

Edhe pse qëndroi gjysmë sezoni në “AnfieldCoutinho shënoi 12 gola në 20 paraqitjet me skuadrën e Jurgen Klopp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here