Paulo Dybala do të transferohet në Spanjë, por jo te Reali!

Për një kohë të gjatë po spekulohet rreth largimit të Paulo Dybalas nga Juventusi.

Dybala do të transferohet në Spanjë dhe klubet kandidate për firmën e tij janë Barcelona dhe Real Madridi, por duket se ai do të transferohet në tjetër klub.

Mediat spanjolle shkruajnë se Atletico Madrid do ti ofrojë Juventusit 150 milionë euro për argjentinasin.

Dybala do të përfitojë te Atletico, 10 milionë euro në sezonë. Spekulimet filluan pas takimit të Dybalas me trajnerin e Atleticos, Diego Simeone.

Dybala është pjesë e Juventusit nga viti 2015, kurse në 129 ndeshje ka shënuar 69 gola për Zonjën e Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here