Mediat spanjolle ja “vrasin” ëndrrën Spalletit!

Fjalët e Luciano Spallettit në konferencën e sotme për shtyp, ku pranoi se do të donte të rikthente sërish në Milano Goefrey Kondogbianë, duket se kanë mbërritur menjëherë edhe në Spanjë.

Mesfushori francez u huazua në verë te Valencia, me këmbënguljen e tij personale, ndonëse pa dëshirën e Spallettit.

Deri tani Kondo ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij, duke shënuar gola, dhënë asiste dhe shkatërruar pa fund aksione të kundërshtarëve, ndërsa e ardhmja e tij tashëm është në dorë të Valencias, që mund të ushtrojë të drejtën e blerjes, ose jo.

Gjithsesi mediat spanjolle duket se ia kanë shuar shpresat Spallettit, për të pasur sërish Kondon në organikën e tij, pasi theksojnë se tashmë Valencia e ka vendosur të përfundojë blerjen e mesfushorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here