Pas Skënderbeut, dënohet edhe FSHF!

Nuk është vetëm Skënderbeu i dënuar ditët e fundit. Pas korçarëve që morën një dënim të rëndë nga UEFA, vjen dhe radha e FSHF-së që merr një goditje për zgjedhje e 7 shkurtit.

Por FSHF goditje e ka marrë nga Gjykata e Tiranës, e cila nuk i ka regjistruar zgjedhjet në Federatë, që rikonfirmuan Armand Dukën si president. Shkaku ka qenë pasi Gjykata ka konstatuar shkelje me listën e anëtarëve që votuan më 7 shkurt.

Si pasojë Gjykata e Tiranës nuk i ka regjistruar zgjedhjet e 7 shkurtit që konfirmuan në krye të FSHF-së sërisht Dukën. Ndërkohë, duarkryq nuk mund të qëndronte dhe kandidati rival i Dukës, Bashkim Fino, i cili ka konfirmuar ankesën në KAS-in e Lozanës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here