Buffon: Për shkak të Ronaldos nuk fle natën

Pas një pauze, këtë javë rikthehet Liga e Kampionëve me ndeshjet e saja fantastike.

Tifozët e futbollit të martën do të mund ta ndjekin derbin e mes Juventusit dhe Realit. Finalistët e vitit të kaluar do të përballen këtë të martë, ku “Zonja e Vjetër” do të ketë mundësinë të hakmerret.

Portjeri legjendar i Juventusit, Buffon ka dhënë një deklaratë interesante para ndeshjes me Realin, ku ka zbuluar se nuk po bën gjum të mirë për shkak të Ronaldos.

“Historia thotë se do të përballemi me skuadrën që është me e fortë se ne. Megjithatë kemi dy ndeshje ku do të japim maksimumin tonë dhe do të tentojmë që të kualifikohemi tutje. Të gjithë e dinë se sa i fortë është Reali dhe fakti se do të përballem përsëri me Ronaldon më bën që mos të fle gjatë natës”, ka deklaruar Buffon.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here