Dani Alves është futbollisti me më së shumti trofe të fituar në historinë e futbollit!

Braziliani, Dani Alves pas fitores së mbrëmshme të PSG në finalen e Kupës së Francës, ka shkruar një kapitull të ri në historinë e futbollit.

Alves morri pjesë në fitoren e PSG ndaj Monacos në finalen e Kupës dhe kështu shkruajti historinë si futbollisti me më së shumti trofe të fituar, 36. Braziliani e ka kaluar Ryan Giggs dhe Daglish të cilët kanë fituar 35 trofe.

Alves ka fituar 23 trofe me Barcelonën, 5 me Sevillan, 2 me Juventusin dhe 4 trofe me përfaqësuesen e Brazilit dhe dy me PSG.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here