Immobile histori me Lazion, askush si ai më parë

Thuhet që për sulmuesit duhet të flasin shifrat por ato të Ciro Immobiles janë shifra për rekord.

Me dygolëshin ndaj Beneventos, bomberi i Lazios arriti kuotën e 36 golave sezonalë në të gjitha kompeticionet me skuadrën bardhekaltër duke parakaluar Chinaglian dhe duke vendosur një rekord të ri në historinë e klubit kryeqytetas.

Në një sezon të vetëm askush nuk kishte shënuar kaq shumë gola me fanellën e Lazios pa harruar këtu që Immobile deri në fund të sezonit mund të luajë minimalisht edhe 10 ndeshje me skuadrën e Simone Inzaghit mes kampionatit dhe Europa Leagues.

Immobile në këtë sezon ka realizuar 26 gola në Serinë A ku kryeson listën e golashënuesve , 6 në Europa League, 2 në Kupën e Italisë dhe 2 në Superkupën e Italisë. Golat e Ciros në këtë sezon janë me të vërtetë shumë 36 në në 39 ndeshje por pasi ka hyrë në historinë e klubit bardhekaltër duke parakaluar Chinaglian që në sezonin 1973-1974 kishte realizuar 34 gola, Immobile tashmë synon të përmirësojë shifrat e tij personale dhe të udhëheqë Lazion drejt një fund sezoni të suksesshëm.

Simone Inzaghi mund të kapet fort te goleadori i tij për të siguruar një vend në 4-shen e parë të Serisë A dhe për të shkuar sa më larg në Europa League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here