„Nuk e di nëse do të qëndroj te Chelsea, ky nuk është problemi im, është problem i kryesisë“

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte ka pranuar se nuk e di nëse do të qëndrojë te Chelsea edhe sezonin e ardhshëm.

Të gjithë e dinë se Conte nuk ka marrëdhënie të mira me Abramovich, kurse kohëve të fundit po spekulohet se ai nuk ka marrëdhënie të mira me disa futbollist.

“Duhet të jem i sinqertë, me të vërtetë nuk e di nëse do të qëndroj këtu. Ky nuk është problemi im, por i klubit. Trajnerët asnjëherë nuk janë të sigurtë. Kemi kontratë, por asnjëherë nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë pas një ose dy ndeshjeve”, ka deklaruar Conte.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here