Trajneri i ri i Bayernit duhet ti plotësojë disa kushte – vetëm tre kandidatë për stolin e Bavarezëve

Bayern Munchen shumë shpejtë do të fitojë një trajner të ri, lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit, Rumenige.

Jupp Heynckes nuk do ta vazhdojë kontratën dhe për këtë shkak Bayerni është në kërkim të një trajneri të ri.

Rumenige ka bërë të ditur se trajneri i ri i Bayernit do të duhet ta flasë gjuhën gjermane.

“Pjesa më e rëndësishme për çdo trajner është komunikimi dhe prandaj trajneri i ri duhet ta njohë gjuhën gjermane”, ka deklaruar Rumenige.

Me këtë deklaratë të Rumeniges përjashtohet mundësia e Pochettinnos të bëhet trajner i Bayernit. Kandidat mbeten Niko Kovac, Ralg Hasenhut dhe Lusjan Favr.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here