Vendoset kush do të drejtojë ndeshjen mes Juventus dhe Real Madrid

Gjyqtari turk, Cuneyt Cakir, është caktuar për ta drejtuar ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit.

Ndeshja e parë zhvillohet në Torino të martën mbrëma.

Çakir është caktuar për këtë ndeshje dhe do t’i ketë për ndihmës Bahattin Duran, Tarik Ongun, Huseyin Gocek, Baris Simsek, ndërsa Mustafa Eyisoy do të jetë gjyqtar i katërt.

41-vjeçari ka histori me Juventusin, i cili ka regjistruar dy fitore dhe dy humbje kur ka gjykuar turku i njohur.

Ai ka qenë gjyqtari kryesor i ndeshjes finale të Champions League në vitin 2015, kur Juventusi u mposht 3-1 nga Barcelona.

Ndërkohë, Real Madridi ka fituar pesë, barazuar dy dhe humbur dy ndeshje me të si gjyqtar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here