Aguero në dyshim në ndeshjen kundër Liverpool!

Aguero nuk pritet të startojë kundër Liverpoolit të mërkurën mbrëma në “Anfield”.

Manchester City pritet ta nisë ndeshjen kundër LiverpoolitChampions League pa sulmuesin kryesor, Sergio Aguero – lajmin e ka konfirmuar trajneri, Pep Guardiola.

“Do të shohim, ende nuk është stërvitur. Shpresoj se do të jetë në gjendje të na ndihmoj, ndoshta jo nga fillimi, por nga stoli”, deklaroi Guardiola.

Liverpooli dhe Man City përballen në çerekfinale të Champions League të mërkurën në “Anfield“, ndërsa sfida e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në “Etihad Stadium“.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here