Allegri: “Juventusit i nevojitet kaos i organizuar”

Maximiliano Allegri përshkruan se aftësia e tij për të ndryshuar ndeshjet me zëvendësime pasi Juventus mposhti Milan si një kaos të organizuar.

Bardhezinjtë fituan me golat e Dybala, Cuadrado dhe Khedira ndaj “kuqezinjve” në Allianz Stadium.

“Ndonjëherë zëvendësimet shkojnë mirë, ndonjëherë shkojnë keq,” shprehet trajneri në konferencën për shtyp.

“E mbaj mend Scudetto-n me Milan, kishim lojtarë së Casano, Pato dhe Boateng. Një vit më pas nuk kisha asnjë rezervë për të futur në fushë dhe isha i pafuqishëm në minutën e 60-të.

“Ndonjëherë duhet të fusësh dikë që krijon pak kaos të organizuar”.

Allegri do të bëjë ndryshime për ndeshjen e Champions League ndaj Real Madrid, pasi Pjanic dhe Benatia janë të pezulluar.

“Njëri mes Marchisio dhe Bentacur do ta nisë nga minuta e parë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here