Boateng: Kam mundur të luajë për Real Madrid!

Mesfushori i Eintracht Frankfurt, Kevin-Prince Boateng, e ka pranuar se nuk ka bërë mjaft në karrierën e tij për të luajtur për Real Madridin.

Ish-asi i Schalke 04 dhe Hertha Berlin beson se e ka pasur potencialin për të qenë pjesë e klubit më të suksesshëm spanjoll, por i ka humbur vetit mundësitë.

Boateng luajti për Las Palmas në top ligën spanjolle sezonin e kaluar para se të rikthehej në Bundesligën gjermane për t’iu bashkuar Frankfurtit si lojtar i lirë verën e 2017-s.

31-vjeçari është shprehur i kënaqur me karrierën e mirë gjatë të cilës ka luajtur në top katër ligat evropiane, përfshirë Premierligën dhe Serie A.

“Sipas mendimit tim, pa dashur të tingëlloj si arrogant, kam mundur të luaja për Real Madridin, por nuk kam bërë mjaft për ta arritur këtë”, ka thënë ish-lojtari i Milanit për Bild.

“Megjithatë, kam arritur në një pikë, kur jam i qetë dhe kënaqur me karrierën time”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here