Buffon: Nuk është e pamundur që ta mposhtim Real Madridin!

Gianluigi Buffon thotë se Real Madridi nuk është i pamposhtur dhe beson se Juventusi ka gjasa të mira për të kaluar në gjysmëfinale.

“A është Reali i pamposhtur? Jo, asnjë ekip nuk është i pamposhtur”, u shpreh Buffon.

“Është një ekip i vështirë për ta mundur. Reali mund të jetë favorit, por eliminatorja është 50/50”, shtoi ai.

“Duhet të jemi ambicioz, Juventusi është klub i madh që fiton gjithashtu tituj”.

Juventusi dhe Real Madridi do të përballen në “Allianz Stadium” të martën nga ora 20:45.

Sfida kthyese zhvillohet me 11 prill në “Santiago Bernabeu“.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/buffon-real-madridi-nuk-eshte-i-pamposhtur-ne-evrope-519114/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here