Conte i pasigurt për të ardhmen tek Chelsea!

Antonio Conte e pranon se nuk e din ende se nëse do të jetë trajner i Chelseat në sezonin e ardhshëm.

48-vjeçari u largua nga drejtimit i Përfaqësueses së Italisë pas Kampionatit Evropian 2016 dhe te Blutë fitoi Premier League  në sezonin e parë, por në të dytin ka dëshpëruar të gjithë.

“Duhet të jem i ndershëm, nuk e di”, ka thënë Conte duke u përgjigjur në pyetjen se a do të qëndrojë në Stamford Bridge sezonin e ardhshëm.

“Ky nuk është problemi im, është problem i klubit. Për ne trajnerët nuk është e sigurt. Keni kontratë, por nuk e dini se çfarë ndodh në dy apo tre ndeshjet e ardhshme. Varemi shumë nga rezultatet”, ka shtuar italiani.

Conte është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Italisë, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Por, më parë italiani ka thënë se është penduar se është larguar nga Azzurrët.

Vlen të theksohet se Federata Italiane e Futbollit ka njohur se me 20 maj do të emërojë trajnerin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here