Del Piero: Ky vit është i Dybala-s!

Alessandro Del Piero beson se ky do të jetë viti i Paulo Dybalas me argjentinasin që do të shkëlqejë në skenën e Championsit tashmë që Juvnetusi përgatitet për përplasjen e dyfishtë në çerekfinale me gjigantët madrilenë të Realit.

Trashëgimtari i Del Pieros me fanellën numër 10 është rikthyer fuqishëm te bardhezinjtë pas dëmtimit të pësuar, me një seri golash në Serinë A, siç ishte rasti në takimin me Lazion muajin e shkuar apo edhe në përballjen e Championsit në “Wembley” kur ekipi i Allegrit eliminoi Tottenham Hotspur.

Ikona e Juventusit, Del Piero, beson se do të jetë sulmuesi 24-vjeçar ai që do të bëjë ndryshimin në ndeshjen me Realin. Sipas Del Pieros, çdo vit e më shumë Dybala po konfirmon veten si një supertalent.

“Cilësia e tij është absolute dhe kam bindjen se këtë vit sulmuesi Dybala do të shpërthejë më gjithë shkëlqimin e tij,” – deklaron 43-vjeçari Del Piero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here