Mourinho e merr të birin e tij në stol!

‘Bëmë baba të ngjaj!’. Shprehja e famshme është rikthyer në modë dhe as më pak e as më shumë, por për djalin e trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho.

Jose Mario Mourinho, që shkurt thirret Zuca sapo ka mbushur 18 vjeç dhe babai i tij e ka përfshirë në stafin teknik të Manchester United. Paraqitja e tij e parë në pankinë ka ndodhur në ndeshjen e fundjavës, që “Djajtë e Kuq” fituan me Swansea me rezultatin 2-0.

Zuca“, që vetëm pak kohë më parë mbushi moshën madhore do të jetë në krah të të atit si pjesë e stafit teknik.

Në të shkuarën ai është aktivizuar si portier me të rinjtë te Chelsea, Real Madrid dhe Inter. Tani ka varur dorëzat në gozhdë për t’ju përkushtuar rolit teknik, ashtu siç bëri dhe i ati, pasi mbushi 18 vjeç, duke u bërë asistent në pankinën e Rio Ave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here