Një brazilian lojtari më i trofeshëm në historinë e futbollit!

E nis futbollin si një profesion dhe ndërsa vjen afër fundit të karrierës mund të bëhet futbollisti me më shumë tituj të fituar, në të gjitha kohërat.

Kjo po ndodh me Dani Alves, që me Kupën e LigësFrancë e ka çuar në 38 numrin e titujve të fituar në karrierë.

Ky është trofeu i dytë me fanelën e skuadrës pariziene për Dani Alves, që ka lanë pas një legjendë të futbollit botëror, Ryan Giggs, me 37 trofe të fituar. Ndërkohë ish-shoku i skuadrës Andres Iniesta numëron 33 kupa.

Shumë suksese ka edhe Olexandr Shovkovskiy, portieri historik i Dinamo Kiev, 14 kampionate ukrainas dhe 16 kupa kombëtare, të gjitha të fitura me të njejtën fanelë.

Ndër emrat që kanë fituar më shumë trofe është edhe braziliani Maxwell me 33 kupa, Messi e Pique numërojnë nga 30. Ndërkohë Cristiano Ronaldo ka vetëm 24. Por kryesimin e mban Kenny Dalglish, që numëron 39 trofe.

Gjithësesi ky është një rekord që mund të thyhet shumë shpejt, pasi Dani Alves është ende në aktivitet dhe PSG është shumë pranë titullit të radhës kampion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here