Pogba nuk mendon largimin nga Manchester United!

Sezoni i dytë me Manchester United për Paul Pogba ka krijuar më shumë probleme se momente të gëzueshme, por pavarësisht kësaj situate, vetë futbollisti francez mendon se është shpejt të flitet për largimin e tij.

“Situata që po kaloj te Manchester United nuk më kish ndodhur më parë. A po mendoj largimin nga Manchester United? Jo, është shumë shpejt. Situata mund të ndryshojë shumë shpejt”, deklaroi francezi në një intervistë për televizionin francez Telefoot.

Problemet për Paul Pogba janë krijuar nga raporti jo shumë i mirë me trajnerin Jose Mourihno, i cili në shumë raste e ka lënë në pankinë. “E gjitha kjo mund të më bëjë më të fortë. Mourinho është trajneri im dhe unë e vlerësoj për të gjitha vendimet që ai merr”, shtoi më tej Pogba.

Sigurisht që një situatë e tillë sa vjen edhe vështirësohet dhe kjo rrit ndjeshëm edhe zërat për largimin e tij të mundshëm nga United. Dhe nëse një gjë e tillë mund të ndodhë, tifozët e Juves janë të parët të interesuar për ta parë francezin sërish në Torino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here