PSG ka gati 300 milionë për 3 lojtarë!

Paris Saint-Germain është gati të shpenzojë përsëri shifra të mëdha parash edhe gjatë afatit të ardhshëm kalimtar të verës.

Gjiganti francez ka shpenzuar në verën e fundit që shifër prej 222 milionë eurosh për të transferuar Neymarin nga Barcelona dhe një shifër tjetër prej 180 milionësh për transferimin e Kylian Mbappe nga Monaco.

Megjithatë, as këto shpenzime astronomike nuk e kanë ndihmuar klubin parisien që të ketë sukses në Champions League, pasi janë eliminuar në fazën e parë të eliminimit direkt nga Real Madridi.

Kjo ka bërë që drejtuesit sheikë të PSG-së të bëhen gati për shpenzime enorme edhe gjatë verës së 2018, ku pozita e parë është ajo e trajnerit.

Objektivët kryesorë për tu blerë duket se do të jenë: Diego Simeone, Jan Oblak, Samuel Umtiti dhe Isco.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here