Umtiti e qetëson Barcën!

Umtiti thotë se është “shumë i lumtur” në “Camp Nou” dhe ua ka bërë me dije drejtuesve të Barcelonës se dëshiron të rinovojë kontratën.

Samuel Umtiti është i informuar për interesimin e Manchester United dhe klubeve të tjera Evropiane, por mbrojtësi i Barcelonës thotë se është “shumë i lumtur” te lideri i La Ligas.

Besohet se Umtiti është objektivi numër një i Manchester United për faktin se lojtari ka klauzolë 60 milionë euro dhe shumë lehtë mund të largohet nga “Camp Nou“. Por, 24 vjeçari i ka dhënë sinjale katalunasve se është i hapur për rinovimin e kontratës.

“Ka interesim nga klube të shumta, por po e përsëris sërish – kam shumë objektiva për t’i arritur me Barcelonën dhe në këtë moment as që diskutohet për largim”, deklaroi Umtiti për Canal+.

“Në këtë botë gjërat po lëvizin shpejt, por ajo çfarë mund të them është se jam shumë i lumtur”.

“Nuk dua të flas shumë për të ardhmen time. Asgjë s’ka nisur ende, ndoshta Barcelona është e interesuar për zgjatjen e kontratës, por ende s’kanë nisur bisedimet”, shtoi mes tjerash Umtiti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here