Atletico përsëri bën shopping te Chelsea

Atletico Madrid dhe Chelsea kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm viteve të fundit dhe duket se përsëri në verë do të bashkëpunojnë.

Siç bëjnë të ditur mediat angleze, Diego Simeone është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Chelsea, Kurt Zouma.

Zouma këtë sezonë është i huazuar te Stoke City, por është pikëpyetje nëse do të qëndrojë te Chelsea.

Simeone dëshiron ta përforcojë konkurencën në mbrojtje, pasiqë Jimenez mund të largohet në fund të sezonit.

Zouma nuk është në planet e Chelsea dhe gjasat janë të mëdha që të transferohet te Atletico.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here