Portieri spanjoll Iker Casillas në përballjen Belenses – Porto, e vlefshme për kampionatin portugez, ka shënuar një jubile të artë.
Për portierin 30 vjeçar ishte kjo ndeshja e tij e 1.000 zyrtare. Ai këtë arritje e shënoi në fanellën e kombëtares së Spanjës, skuadrës së Real Madrid dhe Portos.
Në një mijë ndeshje ose në karrierën e tij 19 vjeçare, Casillas rrjetën e tij e ka ruajtur të paprekur në 385 ndeshje.
Ai në moshën 18 – vjeçare , debutoi në fanellën e skuadrës së Real Madrid pë rtë cilët luajti në 725 ndeshje dhe shënoi rekord. Sa i përket rekordit të ndeshjeve zyrtare atë me 1377 ndeshje të luajtur e mban anglezi Peter Shilton.