Cavani flet për të ardhmen e tij!

Sulmuesi i PSG-së Edison Cavani nuk mund të garantoj se do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm te skuadra parisiene.

Uruguajani është i lidhur me një largim të mundshëm nga Parisi. Përderisa Manchester United, Chelsea dhe Milan mendohen si destinacionet e ardhshme të mundshme, për 31 vjeçarin.

“Jam shumë i lumtur këtu, jam 5 vite së bashku me PSG-në, gjëja më e rëndësishme është të fitojë trofe me bashkëlojtarët e mi, shpresoj që kjo ende të vazhdoj”, deklaroi Cavani, i pyetur për situatën.

“Sidoqoftë unë do të jap maksimumin deri në fund për skuadrën time, unë shpresoj të qëndroj ende këtu, por nganjëherë ti se di se çfarë ndodhë në të ardhmen”, përfundoi deklaratën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here