Gerrard: Liverpool-Manchester City ndeshje spektakolare!

Ka pasur tentime që ndeshjen e Champions League mes Liverpool dhe Manchester City ta fusin në të njejtën kategori me ato ndeshjet e dikurshme mes Liverpool dhe Chelsea-t.

Por Steven Gerrard nuk kurseu aspak fjalët duke mos u pajtuar me një portretizim të tillë.

“Do jetë plotësisht ndryshe. Për mua, ngjashmëria e vetme është se do jetë ndeshjes mes dy ekipeve vendore duke luftuar në Champions League.

Ne luajtëm me Chelsea-n tri herë në gjysmëfinale, njëherë në çerekfinale dhe fazë të grupeve”, u shpreh Gerrard.

“Stili i tyre nën Jose Mourinho ishte i disiplinuar dhe taktik, që ishte sikur i Liverpool-it nën Rafa Benitez, kështu që ishte çështje më e zgjuar dhe ekipet shpesh anulonin njëra-tjetrën”, vazhdoi ai.

Ish-kapiteni i Liverpoolit tha se theksi i të dy ekipeve është synimi që të dominojnë sulmin e tyre, gjë e cila dhuron më shumë spektakël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here