Heynckes bën një deklaratë interesante!

Bayerni nuk i ka në favor statistikat ndaj skuadrave spanjolle por kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Jupp Heynckes.

Në një deklaratë për mediat, tekniku gjerman tha se statistikat nuk kanë vlerë pasi skuadrat ndryshojnë çdo vit.

“Në vitin 2012, Bayerni i shkoi Realit dhe e eleminoi.

Sezonin më pas, me gjithë respektin për Barcelonën, ekipi që luajti futbollin më të mirë në historinë e futbollit evropian së fundmi, ne e kemi mposhtur me rezultat 4-0 në shtëpi dhe 3-0 në Camp Nou”.

“Kjo tregon se secili vit është ndryshe dhe statistikat e katër sezoneve të kaluara janë jo relevate për këtë ndeshje”.

“Ne kemi respekt të madh për Sevillan. Ata nuk janë aq popullorë sikur ekipet tjera në garë, por po luajnë shumë fort”, u shpreh Heynckes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here